Teatri Shqiptar i Shkupit i mbushur me madhështinë e tingujve të muzikës shqipe dhe bukurinë e vallëzimit tradicional

Mbrëmë, Teatri Shqiptar i Shkupit u mbush me madhështinë e tingujve të muzikës shqipe dhe bukurinë e vallëzimit tradicional. Pata kënaqësinë të marr pjesë në koncertin jubilar, i cili shënoi 45 vjet Zë me Nexhat Suma dhe 20 vjet Magji Vallëzimi, me Xheneta dhe Avni Zeneli.
Kjo mbrëmje solli në skenë pasurinë e jashtëzakonshme të muzikës sonë, dhe bukurinë e traditës shqiptare, duke u bërë një nderim të denjë për artistët që kanë dhënë kaq shumë për kulturën tonë.
Ngjarje të tilla janë shumë të rëndësishme, sepse krijojnë ura që lidhin njerëzit, forcojnë ndjenjën e përkatësisë dhe hapin hapësira sociale ku arti bashkon shoqërinë.
Muzika dhe arti shqiptar meritojnë të promovohen e të festohen në çdo skenë, dhe ky koncert ishte një promovim dinjitoz i trashëgimisë sonë kulturore, duke na kujtuar se kjo pasuri duhet ruajtur, mbështetur dhe përcjellë brez pas brezi.
E mëparshme Prezantimi i fazëz së re të portalit të shërbimeve publike, i cili tani ofron më shumë mundësi se kurrë.

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz