Zuhej Rexhepi është Drejtor në Inspektoratin Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm, një detyrë që e ushtron që nga viti 2024. I lindur më 3 korrik 1979 në Shkup, ai është i martuar dhe baba i katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djali.

Arsimin fillor e ka përfunduar në SH.F. “Bedri Tairi” në fshatin Sfillare e Epërme, ndërsa arsimin e mesëm e kreu në Shkollën e Mesme Islame “Isa Beg Medresa” në Shkup. Studimet e larta i ka përfunduar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, në Fakultetin Filozofik, me specializim në Punë Sociale dhe Politika Sociale.

Eksperienca e tij profesionale ka përfshirë një angazhim të gjatë në Bashkësinë Fetare Islame dhe administratën publike. Nga viti 2009 deri në 2011, ka punuar si Profesor në Shkollën e Mesme Islame “Isa Beg Medresa”, për të vazhduar nga viti 2012 deri në 2015 në rolin e Administratorit. Nga viti 2016 deri në 2022 ka shërbyer si Zëvendësdrejtor i shkollës, duke kontribuar në menaxhimin dhe zhvillimin e institucionit.

Në vitin 2022, ai u emërua Drejtor i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërim”, duke udhëhequr projekte për përmirësimin e hapësirave të gjelbra dhe mjedisit urban. Përvoja e tij e pasur në menaxhim dhe administratë e çoi në detyrën e Drejtorit të Inspektoratit Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm, ku aktualisht drejton inspektimet dhe rregulloret urbanistike.

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz