Vullnet Ibrahimi është zëvendësdrejtor në Ndërmarrjen Publike për Furnizim me Ujë “Studençica” në Kërçovë. I lindur më 10 mars 1987 në fshatin Cërnilishtë, Republika e Maqedonisë së Veriut, ai ka një përvojë të gjerë në arsim dhe menaxhim institucional.

Arsimin fillor e ka përfunduar në vendlindje, ndërsa arsimin e mesëm në Tetovë. Në vitin 2015, ai diplomoi në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Fakultetin Filologjik, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

Karrierën profesionale e nisi në vitin 2008 si mësimdhënës në Shkollën Fillore “Ismail Qemali” në fshatin Cërnilishtë. Pas diplomimit, në vitin 2015, vazhdoi punën si profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Gjimnazin “Rilindja” në fshatin Zhitoshe, Komuna e Dollnenit.

Gjatë karrierës së tij, Vullneti ka marrë pjesë në projekte dhe seminare të ndryshme për avancimin e procesit edukativo-arsimor, përfshirë programet ndërkombëtare si Erasmus+.

I përkushtuar ndaj zhvillimit profesional dhe përmirësimit të sistemit arsimor dhe administrativ, ai aktualisht ndihmon në menaxhimin dhe zhvillimin e NP “Studençica”.

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz