Kaltrina Zekolli Shaqiri
E lindur më 09.05.1988 në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut. Kombësia Shqiptare. Arsimin fillor dhe të mesëm e përfundon në Shkup, ndërsa në vitin 2009 diplomohet në Fakultetin Juridik, Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë, Republika e Maqedonisë së Veriut.
Që nga muaji korrik i vitit 2024 ushtron funksionin e Zëvendësministres për Transport.
Më parë, nga muaji maj i vitit 2023 deri në dhjetor të vitit 2023 ushtron funksionin Dekane e Fakultetit Juridik në Universitetin “Nënë Tereza”, Shkup.
Në vitin 2012 fiton titullin “Magjistër i të Drejtës Civile” Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup, Maqedonia e Veriut, ndërsa në vitin 2020 fiton titullin “Doktor i Shkencave Juridike” në Fakultetin Juridik Justianiani i Parë, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup, Maqedonia e Veriut.
Në periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2020 punon si asistente në Universitetin “Nënë Tereza”, Fakulteti për Shkenca Shoqërore, Shkup, ndërsa më parë, nga viti 2010 deri në vitin 2016 punon si zëdhënëse në Komunën e Çairit në Shkup.
Përvojën e saj të punës e fillon në vitet 2008 – 2009 si mësuese në Shkollën Fillore “Petar Zdravkovski Penko”, Shkup, e më pas nga viti 2009 deri në vitin 2015 punon si Asistente në Fakultetin Juridik në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Ka botuar më shumë publikime në fushën e saj profesionale në revista vendase dhe ndërkombëtare. Ndër to përfshihen, “Divorci sipas dokumenteve ndërkombëtare”, “Arsyet sociologjike për divorc në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, “Motivimi – Faktor kyç për përmirësimin e performancës së mësuesve: Shembull nga shkollat publike në Maqedoninë e Veriut”, “Analiza SWOT si instrument strategjik për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë” “Vlerësimi i hapur i provave në procedurat gjyqësore”, “Mbrojtja e fëmijëve në procedurën e divorcit në Republikën e Maqedonisë”, “Divorci në shoqërinë bashkëkohore”, “Tendenca për liberalizimin e divorcit në vendet evropiane (analizë krahasuese)” dhe të tjera.
Flet gjuhën angleze në mënyrë aktive. Ka marrë pjesë në shumë konferenca në vend dhe në botë, ndër të cilat: Këshilli i Ekspertëve për Reforma në Legjislacionin Familjar, Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE – Sfidat dhe Perspektivat, Promovimi i diversitetit gjinor në tranzicionin e drejtë energjetik. Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Trajnime për Komunikim në SHBA; Këshilli Amerikan për Liderë të Rinj Politikë – Programi i Shkëmbimit gjithashtu në SHBA; Konferenca për zhvillimin e industrisë bujqësore për Maqedoninë e Veriut e mbajtur në Pekin, Shkolla për Politika Publike, Shkolla Verore Universitare për Demokraci në Francë, Pjesëmarrja e të rinjve në shoqëri në Suedi dhe konferenca të tjera.
Ka organizuar dhe marrë pjesë në shumë projekte të organizuara nga Rrjeti i Grave Shkencëtare (WSN) dhe Fondacioni ALBIZ, të financuara nga Bashkimi Evropian, Shkup.