Burim Latifi
Drejtor i Përgjithshëm dhe Kryetar i Bordit të Drejtorëve në A.D. MEPSO,
Burim Latifi është një profesionist i shquar në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit, me një përvojë të gjerë akademike dhe ekzekutive. I lindur në vitin 1988, ai zotëron njohuri të thella në organizim dhe menaxhim, duke kombinuar ekspertizën akademike me përvojën në sektorin publik dhe privat.
Aktualisht, ai mban pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Bordit të Drejtorëve në A.D. MEPSO, një rol që ka marrë përsipër në vitin 2024. Më parë, nga viti 2023 deri në gusht 2024, ai ka shërbyer si profesor në Universitetin “Nënë Tereza,” ndërsa nga viti 2018 deri në 2023 ka qenë asistent në të njëjtin universitet.
Eksperienca e tij profesionale përfshin gjithashtu një periudhë nga viti 2014 deri në 2018 si këshilltar në Departamentin e Financave dhe Administratës në “M-NAV” Shkup, ndërsa nga viti 2011 deri në 2014 ka punuar si zyrtar në kabinetin e Ministrit të Ekonomisë.
Në aspektin akademik, ai është Doktor i Shkencave në Organizim dhe Menaxhim, titull i fituar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Ai gjithashtu ka përfunduar një Master në Administrim Biznesi në Universitetin “American College” në Shkup dhe është diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Burimi zotëron aftësi të shkëlqyera në përdorimin e paketës Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint, Publisher, Outlook) dhe ka njohuri bazë në FrontPage. Ai flet rrjedhshëm shqipen, maqedonishten dhe anglishten.