Ardit Mustafai është lindur në 18 Nëntor 1985 në Strugë, Republika e Maqedonisë së Veriut, me kombësi shqipëtare . Që prej muajit korrik 2024 ai shërben si Drejtor Shtëpinë Ndëshkuese përmisuese e llojit të hapur në Strugë, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Para marrjes së kësaj detyre, në periudhën qershor 2014 deri në korrik 2024, ushtronte profesionin si avokat në zyrën e avokatise Avokat Ardit Mustafai në qytetin e Struges.

Prej muajt nëntor 2011 deri në muajn nëntor 2013 ka punuar si bashkëpuntor në Gjykatën Themelore në Strugë.

Arsimin fillor e ka kryer ne fshatin Kalisht, Strugë ne shkollën fillore ,,Vëllezërit Milladinov,, shkollimin e mesëm e ka perfunduar ne Strugë në shkollën e mesme ,,Niko Nestor,, ne Struge, ndersa ne vitin 2008 diplomohet ne Fakultetin Juridik, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, Republika e Maqedonisë së Veriut

Në vitin 2014 , me sukses e kalon provimin e jurispodencës ku merr titullin jurist i diplomuar, poashtu ka marre pjese në shumë konferenca  shkencore te organzuara nga Këshilli i Evropës programi HELP me temë diskutimi: Krimi kibernetik dhe provat dixhitale/elektronike; Ndalimi i torturës, gjatë konflikteve të armatosura ;Të drejtat e njeriut dhe Forcat e Armatosur; E drejta e femijeve. Ne kuader te ushtrimit te profesionit si avokat ka marrë pjese ne shume trajnime profesionale te organizuara nga Dhoma e avokateve te Republikes se Maqedonise se Veriut ne bashkpunim me organziatat e ndryshme nderkombetare.

Flet gjuhen angleze ne menyre aktive, ka njohuri te pergjithshme kompjuterike dhe ka aftesi kominikative dhe organizative.

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz