Takimi me Ambasadorin e Republikës së Çekisë, z. Jaroslav Ludva

Në një takim të ngrohtë dhe produktiv, sot u mirëprit Ambasadori i Republikës së Çekisë në Shkup, z. Jaroslav Ludva.

Gjatë takimit, u diskutua në detaje për mënyrat e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor midis dy vendeve, duke u fokusuar në zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale dhe promovimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të përbashkët.

Një temë kyçe e diskutimit ishte procesi i kalimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, që është vendimtar për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ambasadori Ludva shprehu mbështetje të fuqishme për këtë proces dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për të ardhmen e përbashkët evropiane.

Në fund, Ambasadori Ludva shprehu urimet e tij për detyrën e re dhe garantoi mbështetje të plotë për vendin, duke shprehur besimin se partneriteti do të vazhdojë të forcohet dhe të sjellë përfitime të ndërsjella për të dy vendet.

E mëparshme Vepro Tani për Natyrën! 🌳

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz