Sot nisim një ndër projektet më të mëdha, projekt në Çairin e Vjetër: rikonstruksionin e 2 kilometra rrugë. Do të bëjmë trotuare të reja, rrugë më të sigurta dhe infrastrukturë moderne, me një investim prej 30.367.000 denarë.
Paralelisht, po realizojmë edhe projektin e ndriçimit publik në këto rrugë, me vlerë 7.264.000 denarë, që do të sjellë më shumë siguri dhe kushte më të mira për të gjithë banorët.
Ky është vetëm një nga projektet që kemi nisur për Çairin. Qëllimi ynë është i qartë: investime të prekshme, dhe përmirësim i jetës sonë të përditshme.
