Sot ishim në rrugën “Ferid Murat”, ku prezantuam një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në Çair. Me këtë investim synojmë transformimin e plotë të rrugës, duke e bërë atë më të sigurt, moderne dhe funksionale.
Projekti përfshin ndërtimin e një segmenti prej 1 kilometri, nga rruga “Xhon Kenedi” deri te rrethrrotullimi “Shqiponja”, dhe ka një vlerë prej 1 milion eurosh. Financimi realizohet nga Komuna e Çairit, në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Ministrinë e Transportit. Investimi përfshin asfaltim të plotë, dy korsi të rregulluara për qarkullim, trotuare të standardizuara, korsi të reja për biçikleta, parkim të ligjshëm, ndriçim modern, si dhe ndërtimin e një rrethrrotullimi funksional që do të lehtësojë ndjeshëm trafikun.
Punimet pritet të përfundojnë në mars 2026, duke sjellë kushte më të sigurta dhe më të rehatshme për lëvizjen e banorëve, dhe të Çairit.
Ky projekt është vetëm një nga investimet që tregon se Çairi po ecën fuqishëm përpara!
