Sonte, në Sheshin “Skenderbe”, patëm kënaqësinë të jemi pjesë e finales së Çair 3×3 Streetball, një mbrëmje plot energji, pasion dhe rini, që i dha jetë dhe shpirt të veçantë Çarshisë sonë të Vjetër.
Ishte një kënaqësi e vërtetë të shohësh zemrën e Çairit të rrahë për sportin: të rinj të angazhuar, të motivuar dhe të bashkuar për të krijuar një atmosferë pozitive, garuese dhe plot energji. Turnet e tilla aq sa promovojnë sportin dhe talentin vendor, forcojnë edhe ndjenjën e bashkësisë dhe krenarisë për komunën tonë.
Faleminderit organizatorëve, pjesëmarrësve dhe publikut për këtë mbrëmje të paharrueshme! Rinia jonë meriton më shumë hapësira, mundësi dhe mbështetje dhe kjo është një nga prioritetet tona kryesore.
Sonte riafirmova diçka të rëndësishme: çdo i ri në Çair meriton mundësi të barabarta për të zhvilluar talentin dhe pasionin e tij. Për këtë, ne do të:
Bëjmë Çairin një komunë moderne dhe të hapur për të rinjtë.
Ndërtojmë më shumë fusha sportive multifunksionale.
Investojmë në dy pishina të mbyllura, për aktivitet gjatë gjithë vitit.
Sigurojmë mbështetje të vazhdueshme nga Qeveria, duke sjellë më shumë investime.
Shumëfishojmë bashkëpunimin mes Qeverisë dhe Komunës, që ka treguar rezultate të shkëlqyera gjatë këtij viti.
Çairi është vendi i të rinjve, dhe së bashku po ndërtojmë një të ardhme ku çdo talent ka vendin e tij, çdo energji ka hapësirën e saj, dhe çdo ëndërr mund të realizohet.
