Sonte hapëm shtabin në Dizhon 1, dhe fituesi tashmë dihet!

Sonte hapëm shtabin në Dizhon 1, dhe fituesi tashmë dihet!
19 tetori do të jetë një ditë e madhe, një ditë historike për Çairin, për qytetin tonë dhe për të gjithë shqiptarët. Fitorja jonë do të jetë madhështore, sepse kjo fitore është e qytetarëve që kanë vendosur të ecin përpara, me dinjitet dhe me shpresë.
Çairi është me ne! Çdo lagje, çdo familje, çdo i ri e i re, çdo nënë dhe baba, janë rreshtuar krah nesh, sepse e dinë se rruga jonë është e pastër, është e ndershme, është e vendosur për t’i sjellë Çairit qeverisjen që meriton.
Kundërshtari? Ata kanë humbur besimin e qytetarëve. Janë bërë simbol i interesave personale, i pazareve politike dhe i përçmimit ndaj njerëzve. Ata nuk flasin më për vizion, sepse nuk kanë. Nuk flasin më për të ardhmen, sepse janë të zhytur në të shkuarën. Qytetarët ua kanë kthyer shpinën, sepse ua kanë parë fytyrën e vërtetë.
Ne, përkundrazi, jemi këtu me një forcë që nuk ndalet. Çdo ditë, çdo orë, përkrahja për ne po rritet. Dhe më 19 tetor, do ta kurorëzojmë këtë betejë me një fitore të madhe, që do të tingëllojë si kambanat e ndryshimit dhe do të hapë një epokë të re për Dizhonin 1 dhe për Çairin.
Rrugëtimi ynë është i drejtë dhe fitorja jonë është e sigurt, sepse jemi një Zë!

E mëparshme Hapja madhështore e shtabit në nën-degën Teli në Gazi Babë

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz