Prezantimi i Programit zgjedhor

Prezantuam përfaqësuesit tuaj, listën e koalicionit VLEN për zonën 1. Njëkohësisht prezantuam edhe disa nga pikat e Programit tonë zgjedhor.
Ne si koalicion VLEN në qeveri do t’i kthejmë ndërmarrjet shoqërore në dorë të qytetarëve. Qeveria do t’u shpërndajë qytetarëve 49% të aksioneve të ndërmarrjeve publike, duke mbajtur për vete 51% të aksioneve, që do të mund të menaxhohen përmes modeleve koncesionare, apo PPP-ve (partneriteti publikuprivat).
Vlera e përgjithshme e ndërmarrjeve është afro 20 miliardë euro e kjo do të thotë se secilit qytetar do t’i shpërndajmë aksione në vlerë prej 10 mijë eurosh. Futja e kapitalit privat në ndërmarrjet shtetërore do të sjellë modernizim tek secila ndërmarrje, ndërsa shpërndarja e aksioneve te qytetarët do të sjellë dinamizim ekonomik dhe rritje të mirëqenies tek secila familje.
  
E mëparshme NDRYSHIMI PO VJEN, FITORJA DO TË JETË E THELLË!

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz