Pranim dorëzimi i detyrës si Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Sot më datë 24.06.2024, në zyret e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, pranova detyrën e Ministrit në Qeverinë e RMV.
Mes tjerash përveç elaborimit të prioriteteve, falënderova tani më ish-ministren Kaja Shukova për kontributin e saj deri më tani.
Zotohem që në të ardhmen Ministria e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, do të propozojë dhe zbatojë politika për përmirësimin e ambientit dhe cilësisë së jetës së qytetarëve, si prioritet absolut i yni.
Dua të potencoj që në këtë rrugëtim si qeveri do të jemi bashkë me qytetarët dhe me sektorin civil për çdo nismë në të mirën e përgjithshme.
Kalojmë në Veprim!
E mëparshme Kalojmë në Veprim!

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz