Sot, në ditën e parë të vitit shkollor, vizitova Shkollën Fillore “Kongresi i Manastirit” ku kemi nisur zbatimin e mësimit në një ndërrim të vetëm. Ky është fillimi i transformimit të arsimit në Çair, drejt standardeve evropiane.
Me këtë synojmë që fëmijët të kenë mësim më cilësor, orë interaktive e projekte, më shumë hapësirë për sport e kulturë, si dhe një ambient të sigurt e motivues. Prindërit të kenë kujdes dhe siguri të garantuar, më pak stres dhe planifikim më i mirë i ditës, komunikim të rregullt e transparent me shkollën. Si dhe mësimdhënësit kenë trajnim për metoda bashkëkohore, përdorim të mjeteve digjitale, organizim të qartë të ditës së punës dhe mbështetje për zhvillim profesional.
Me modelin pilot që kemi nisur sot, do të ecim me një kalendar të qartë për ta shtrirë këtë sistem në të gjitha shkollat e Çairit. Brenda katër viteve, synimi ynë është që çdo shkollë fillore në komunën tonë, të funksionojë me një ndërrim dhe me mësim të plotë ditor.
Ky është premtimi ynë, dhe rruga jonë drejt një Çairi modern dhe evropian.
Urime 1 shtatori!
 
  
  
 
