Liderët e LEN sot u pritën nga Kongresmeni Jim Himes

Sot në Uashington na priti Kongresmeni Jim Himes, Bashkëkryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe pjesë e Grupit Parlamentar për Çështjet Shqiptare.

Miqësia shqiptaro-amerikane e cila jep një kontribut të veçantë në jetën politike të rajonit, duhet thelluar edhe më tej.
Me Kongresmenin Himes ndamë qëndrimin e njëjtë për nevojën e demokratizimit të mëtutjeshëm të vendit si dhe për rëndësinë jetike të integrimit të vendit në BE si alternativa e vetme për rajonin.
Me këtë rast paraqitëm shqetësimin tonë për përmasat e rrezikshme të korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, problem ky i cili po shndërrohet në pengesën kryesore për hapërimin e vendit drejt integrimit në familjen evropiane, gjë që dëshmohet edhe me futjen në listë të eksponentëve nga jeta politike e Maqedonisë së Veriut.
E mëparshme Liderët e Lidhjes takojnë në Uashington Senatoren Joni Ernst

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz