Sot vizitova klubin e hendbollit për femra WHC Çair, një ndër skuadrat më të rëndësishme në vend, dhe garuese në nivele ndërkombëtare.
Ky klub, nën udhëheqjen e kryetares Semija Islami dhe me punën profesionale të trajnerit Basri Latifi, ka arritur të ndërtojë një emër suksesi, e që e nderon edhe komunën tonë. Përkushtimi i tyre është pasqyruar jo vetëm në rezultate, por edhe në organizimin e një Akademie ku mbi 120 fëmijë stërviten dhe rriten si sportiste të ardhshme.
WHC Çair tregon se Çairi ka potencial, energji dhe rini që meriton mbështetje. Prandaj angazhimi ynë është i qartë: të krijojmë kushte më të mira për sportin, të investojmë në klubet dhe akademitë vendore, dhe të forcojmë rolin e rinisë në jetën e komunës.
Falemnderit për punën e jashtëzakonshme që e bëni. Falemnderit që e bëni krenar Çairin!
