Klubi “Beshiktash”, i themeluar në vitin 2000, është krenari e madhe e komunës sonë. Prej 25 vitesh, nën drejtimin e Sherafedin Sulimanit dhe trajnerit Furkan Ali, ky klub ka nxjerrë gjenerata të tëra futbollistësh që kanë shkëlqyer si në vend, ashtu edhe në klube ndërkombëtare. Ky është një kontribut i jashtëzakonshem për rininë dhe për komunitetin tonë.
Ne shprehim mirënjohje të thellë për këtë punë të jashtëzakonshme, e cila forcon jo vetëm sportin, por edhe identitetin dhe krenarinë tonë si komunë.
Në mandatin e ardhshëm, si kryetar i Çairit, do të vazhdojmë ta mbështesim sportin me prioritet të lartë, sepse aty ku investohet tek rinia dhe talenti, investohet tek e ardhmja jonë.
