Jeta në Çarshi nuk ndalet kurrë. Edhe kur qiellin e mbulon vranësira e shiu bie rrebesh, prapë Çarshia gëlon nga zërat e njerëzve.
Dyçanet e vjetra por të bukura, kafetë e mbushura plot me njerëz, muhabetet e çiltërta të tregtarëve dhe aroma e ushqimeve të veçanta, që gjenden veç këtu, e mbajnë gjallë shpirtin e Çarshisë.
U ulëm për një çast në një nga çajtoret më të vjetra të Çarshisë. Aroma e çajit të ngrohtë, bisedat e zakonshme, që ndërthuren me humorin e dalluar të shkupjanëve dhe përshendetjet e ngrohta të qytetarëve, krijojnë atë ndjesi të afërsisë që vetëm kjo hapësirë ta ofron. Çarshia është vendtakimi i brezave, aty ku kujtohet e kaluara, por hapërohet edhe drejt të ardhmes.
Atmosfera e Çarshisë më dha bindjen e fortë se fitorja është pranë. Flakadani i fitores tashmë është ndezur dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalojë. Prandaj, Çarshia është vula e fitores sonë. Me gjithë historinë dhe identitetin shumëngjyrësh, Çarshia mbetet jo vetëm vendi ku tregtohet, por edhe vendi ku ndihesh i lidhur me njerëzit, me punën, dhe me të nesërmen që po e ndërtojmë bashkë.
