Sonte, në Çarshinë e Vjetër, arti mori zë përmes Teatrit të Preshevës. Në Sheshin “Skënderbeu” u shfaq komedia “Një dorëzim” e Martin McDonagh, e sjellë me mjeshtëri nga aktorët Gani Veseli, Valon Nuhiu, Egzona Salihu dhe Gani Ibishi.
Këto ditë, Java Kulturore “Doku n’Çarshi” e ka kthyer Shkupin në një itinerar emocionesh, nga krijuesit vendorë, tek shfaqjet e ardhura nga Kosova e Shqipëria. Sonte ishte radha e Preshevës që të flasë me gjuhën e artit, duke na dhuruar humor, reflektim dhe një lojë të pastër skenike.
Ishte një kënaqësi e veçantë ta përjetoja këtë mbrëmje, ku arti i dha qytetit tonë një dimension tjetër. Ju ftoj edhe juve të bëheni pjesë e ditëve të mbetura të festivalit, për ta shijuar këtë udhëtim kulturor që e pasuron Shkupin dhe na kujton fuqinë e artit për të gjallëruar jetën publike.
