Inspektim në deponë e djegur në Trubarevë, ku është vendosur stacioni i ri matës për monitorimin e cilësisë së ajrit

Sot zhvilluam një inspektim në deponë e djegur në Trubarevë, ku është vendosur stacioni i ri matës për monitorimin e cilësisë së ajrit, i cili do të funksionojë pa ndërprerje, 24 orë në ditë. Së bashku me drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor, Ivana Ginovska pamë nga afër funksionimin e këtij stacioni dhe u njohëm me mënyrën se si do të kryhen matjet, si dhe me sistemin e raportimit të të dhënave, që do të jenë të qasshme për opinionin publik në kohë reale.
Mbrojtja e mjedisit jetësor dhe kujdesi për shëndetin e qytetarëve, janë prioriteti ynë i menjëhershëm. Vendosja e stacionit matës dhe monitorimi i vazhdueshëm i ajrit dëshmojnë angazhim serioz dhe të menjëhershëm, për të garantuar transparencë dhe informim të drejtëpërdrejtë për publikun.
Ky është një zotim institucional dhe një përgjegjësi që e mbajmë me seriozitet të plotë, në shërbim të qytetarëve dhe të së mirës së përbashkët.
E mëparshme Dibra po zgjohet, ndryshimi po ndodh!

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz