Haraçina po bëhet shembull i zhvillimit urban, me mbi 164 milionë denarë investime infrastrukturore

Haraçina po bëhet shembull i zhvillimit urban!
Një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që po ndryshon rrënjësisht Haraçinën, është ndërtimi i rrjetit sekondar të kanalizimit fekal me 9 degë, me vlerë 20 milionë denarë.
Aktualisht punohet në degën e fundit, 860 metra, ku janë realizuar 50% e punimeve, dhe përfundimi pritet brenda muajit të ardhshëm.
Gjatë vitit të fundit, Haraçina ka marrë mbi 164 milionë denarë investime infrastrukturore, nga rrjetet e reja fekale dhe ujësjellësit, te shtigjet për këmbësorë dhe shëtitore përgjatë lumit Mojanë.
Puna nuk ndalet këtu. Investimet do të vazhdojnë kudo ku ka nevojë reale, për të siguruar që çdo qytetar të ndjejë ndryshimin në jetën e përditshme!
Sepse vendi ynë VLEN!
E mëparshme Po investojmë edhe në Çairçanë

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz