Hapja e shtabit të ri zgjedhor në lagjen Xhon Kenedi

Me përkrahje të madhe nga banorët, hapëm shtabin tonë zgjedhor në lagjen Xhon Kenedi, një tjetër pikë që i shtohet hartës së fitores sonë në Çair!
Atmosfera e bashkimit dhe besimit që u ndje sonte është tregues se Çairi është gati për fitorën e 19 tetorit.
Ky shtab do jetë një qender e energjisë, e ideve dhe e përkushtimit për një Çair që ecën përpara me projekte, me investime dhe me vizion të qartë zhvillimi.
Dhe, nuk do të lejojmë më që bllokadat e së kaluarës ta mbajnë komunën peng.
Tashmë, fatin e Çairit e kemi marrë në duart tona! Do të qeverisim me bashkërendim të plotë, nga komuna, qyteti dhe qeveria, për t’i dhënë Çairit zhvillimin që e meriton.
Me bashkim, me punë dhe me besim, fiton Çairi, fitojnë qytetarët!
E mëparshme Çairi shtëpia e mjeshtrave

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz