Gjithmonë kënaqësi të rikthehesh në Haraçinë

Është gjithmonë kënaqësi të rikthehesh në Haraçinë. Sot ishte nder i veçantë ta vizitoja konakun e familjes se madhe Agushi, e shquar për sakrificën e patriotizmin.
Në konakun e familjes Agushi kujtuam birin e kësaj familje, dëshmorin Muzafer Agushi, i cili nuk e kurseu as jetën për atdheun.
Biseda me vëllain e dëshmorit, Idaverin dhe familjarët e tij ishte e sinqertë, vëllazërore e frymëzuese. Në këtë konak të atdhedashurisë, fjala ka tjetër peshë e nderimi është i pashoq, sepse Muzaferi dha jetën për lirinë e dinjitetin e popullit tonë.
Respekti për dëshmorët e vatanit është detyrë e përditshme, sepse nderimi është obligim moral e kombëtar. Lavdi Muzafer Agushit dhe të gjjthë dëshmorëve të kombit.
E mëparshme Krenaria, ndershmëria dhe puna e këtyre njerëzve, janë motivimi im për të vazhduar drejt qëllimit!

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz