VLEN vazhdon me hapjen e shtabeve në çdo lagje e në çdo nënndegë. Sot, radha ishte për lagjen Gazi Babë, në nëndegën “Kongresi i Manastirit”, ku u hap edhe një shtab i ri i fitores.
Ky shtab çdo ditë do të qëndrojë i hapur për çdo familje, çdo të ri e të re, për çdo qytetar që kërkon një të ardhme më të mirë. Nga këtu do të burojnë idetë, programet dhe veprimet që do të sjellin përparim e zhvillim për Gazi Babën dhe gjithë Çairin.
VLEN ka dëshmuar se me guxim dhe me vizion mund të ndërtojmë projekte që ndryshojnë jetën e qytetarëve. Nga infrastrukura moderne deri te politikat për zhvillim ekonomik, nga ajri i pastër deri te mundësitë për rininë, kjo është qeverisja jonë!
Bashkë me çairasit, ndryshimi është i pashmangshëm. Dhe fitorja është e sigurt!
