Cilësia e ajrit në Trubarevë brenda kufijve të lejuar.
Matjet e kryera nga stacionet automatike të Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip tregojnë se cilësia e ajrit në Trubarevë është brenda standardeve ligjore.
Gjatë ditës së djeshme, koncentrimi mesatar i grimcave PM₁₀ ishte 19.7 µg/m³, vlera maksimale 39 µg/m³, ndërsa aktualisht është 7.5 µg/m³. Të dhënat tregojnë se nuk ka pasur tejkalime të pragjeve të përcaktuara.
Jemi të përkushtuar për transparencë dhe monitorim të vazhdueshëm të cilësisë së ajrit, me synim mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe shëndetit të qytetarëve.
