Çairi që frymon jetë!
Sa i gjallë, i freskët e plot energji është Çairi! Sot, me të rinjtë dhe të rejat e Çairit, ndamë një ditë të mbushur me sport, garë dhe humor të mirë, në një ndeshje basketbolli që tregoi se sa shumë talent, shpirt luftarak dhe dashuri për komunitetin ka në çdo lagje të Çairit.
Këta të rinj janë energjia që e mban Çairin në lëvizje, forca që e shtyn përpara çdo ndryshim dhe garancia se Çairi do të ketë qeverisje të mirë, të drejtë dhe të ndershme.
Ne nuk duam t’i shohim të rinjtë tanë duke kërkuar të ardhmen diku tjetër. Ne duam t’i shohim këtu, duke ndërtuar jetën, familjen dhe ëndrrat e tyre në Çair, në vendin e tyre.
Prandaj po investojmë me përkushtim në të ardhmen e tyre, në universitete e shkolla më cilësore, në hapësira sportive dhe kulturore moderne, në mbështetje për idetë dhe iniciativat rinore, në projekte që sjellin punësim, zhvillim dhe dinjitet.
Çairi është gjallëri, është rini, është frymë që ringjall çdo ditë besimin në të ardhmen! Dhe kjo frymë nuk ndalet, sepse Çairi fiton kur të rinjtë e tij marrin lojën në dorë. Dhe sot ata janë këtu, të vendosur, plot energji e entuziazëm, për një fitore të thellë e dinjitoze, për veten e tyre dhe për Çairin.
Falemnderit këshillit vendor “Ismail Qemali” në Fushë Topanë dhe Forumit Rinor, për këtë organizim të jashtëzakonshem, duke dëshmuar se rinia jonë është gjithnjë në lëvizje, e bashkuar dhe aktive në jetën e Çairit.
