Para vetëm dy javësh, në një konak me banorët e Dizhonit, ata ngritën shqetësimin për rrugën që lidh lagjen me “Ferid Murat”. Kjo rrugë u ndertua brenda një afati rekord prej 10 ditësh, dhe sot është funksionale, ashtu siç kanë qytetarët. Ky është shembulli më i mirë se kur qytetarët flasin dhe institucionet punojnë, rezultatet vijnë menjëherë.
Çairi po sheh më në fund investime të mëdha dhe zhvillim. Ky është veç fillimi i një epoke të re, ku bashkëpunimi mes pushtetit lokal dhe atij qendror po e çon komunën drejt një transformimi të madh.
Detyra ime është të siguroj kushte të denja për çdo banor të Çairit, nga Dizhoni e deri në çdo lagje tjetër.
VLEN, sepse vlen të jetosh me dinjitet!
Me vullnet, punë dhe vizion, Çairi ec përpara!
