Pjesëmarrja në manifestimin e 28 Shtatorit, Ditës së Boshnjakëve

Me respekt të veçantë mora pjesë në manifestimin e 28 Shtatorit, Ditës së Boshnjakëve, një datë që kujton historinë, identitetin dhe kontributin e rëndësishëm të këtij komuniteti në vendin tonë.
Boshnjakët kanë dhënë një rol të pazëvendësueshëm në ndërtimin e shoqërisë sonë shumëetnike, sidomos në Çair, ku jetojmë çdo ditë pranë njëri-tjetrit dhe ku bashkëpunimi mes komuniteteve është bërë pjesë e natyrshme e jetës së përbashkët. Ky është një shembull që forcon kohezionin shoqëror dhe na obligon ta ruajmë e ta zhvillojmë më tej.
Kontributi i komunitetit boshnjak në kulturë, arsim, ekonomi dhe jetë shoqërore është i dukshëm dhe i çmuar. Këto janë vlera që i japin peshë dhe përmbajtje bashkëjetesës sonë dhe që pasurojnë identitetin e përbashkët qytetar.
Me këtë rast, shpreh urimet më të mira për Ditën e Boshnjakëve, me bindjen se respekti, mirëkuptimi dhe solidariteti do të jenë gjithmonë ura që na lidhin për një të ardhme më të qëndrueshme e më të drejtë për të gjithë.
E mëparshme Rruga që u ndertua brenda një afati rekord prej 10 ditësh….

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz