Sot, me rininë e Çairit.
Energjia, idetë dhe guximi i tyre janë frymëzimi më i madh për çdo hap që hedhim përpara.
Rinia shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka nevojë për hapësirë, mbështetje dhe besim, dhe këtë do ta kenë. Ata nuk presin më, por veprojnë, krijojnë, sfidojnë dhe kërkojnë vendin e tyre në këtë shoqëri.
Biseduam për mundësitë, për sfidat, për arsimin, punësimin, për hapësirat rinore dhe për përfshirjen reale në vendimmarrje.
Puna për ta nuk ndalet.
Sepse ata janë zëri që po rritet, dhe që nuk mund të anashkalohet më.
Në këtë frymë, ne tashmë kemi nisur zbatimin e masave konkrete për të rinjtë.
Po japim vauçerë për mbi 55 mijë studentë për pajisje teknologjike.
Do të ndërtohet kampusi për Universitetin “Nënë Tereza”, një prej investimeve më të mëdha në arsim.
Kemi mbështetur financiarisht universitetet, si ai i Evropës Juglindore.
Kemi miratuar Planin Aksional për Punësim, që sjell më shumë mbështetje për biznes të ri, karrierë të re dhe mundësi reale për të rinjtë.
Kemi miratuar ligjin për angazhimin e punës për punë sezonale të studentëve dhe nxënësve, duke u mundësuar përvojë pune pa humbur të drejtën e bursës.
Kemi forcuar arsimin dual përmes bashkëpunimit me qindra kompani, për më shumë trajnim praktik dhe përgatitje për tregun e punës.
Kemi investuar në shkolla moderne, qendra rinore, biblioteka dhe pishina publike, për kushte më të mira jetese.
Kemi nisur ndërtimin dhe rikonstruktimin e fushave sportive në çdo vendbanim.
Kemi mbyllur qindra kazino online, si masë për mbrojtjen e të rinjve nga varësitë dhe dëmet sociale.
Rinia është këtu. Edhe përkrahja është këtu.
Dhe ne do të vazhdojmë bashkë.
