Me kontratën me vlerë afro 10.7 milionë euro, më të madhen deri më tani në vend, po sjellim revolucion në menaxhimin e mbeturinave në 18 komuna!
Në Dibër, Strugë, Manastir, Kërçovë, Prilep, Dollnen dhe komuna të tjera, ndërmarrjet komunale do të pajisen me teknologji dhe mjete moderne: kamionë kompaktorë të specializuar, automjete me skip-lift, kamionë-kiper, kontejnerë dhe kova për selektim. Kështu garantojmë shërbime të pastërta, efikase dhe të sigurta, sipas standardeve më të larta evropiane.
Ky investim i madh hap një kapitull të ri në përmirësimin e shërbimeve publike dhe mbrojtjen e mjedisit tonë, duke sjellë ndryshime pozitive dhe të prekshme për çdo banor.
