Në prag të vitit të ri shkollor, sot vizitova shkollën fillore “Tefejuz” në Gazi Babë, ku më priti një atmosferë e gjallë dhe e përkushtuar ndaj fillimit të procesit mësimor. Me rreth 1000 nxënës dhe mësim kryesisht në gjuhën turke, si dhe me paralele në gjuhën shqipe, kjo shkollë pasqyron diversitetin tonë kulturor.
Qëllimi i vizitës ishte të shihja nga afër përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe të identifikojmë bashkërisht problemet, që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Ndër kërkesat më urgjente janë vendosja e ulëseve në oborr dhe rregullimi i tavanit të objektit, të cilat janë të domosdoshme për sigurinë dhe komoditetin e fëmijëve.
Drejtuesit e shkollës prezantuan gjithashtu draft-projektin “Clean Green Action”, që synon gjelbërimin e oborrit dhe krijimin e hapësirave funksionale për aktivitete jashtë klasës.
Tani kemi të qarta kërkesat, dhe ne do të hartojmë planet për realizimin e tyre sa më shpejt.
Investimi në shkolla është investim në të ardhmen e fëmijëve tanë. Prandaj, çdo nevojë e evidentuar gjatë kësaj vizite, do të marrë trajtimin e duhur, në mënyrë që nxënësit e shkollës “Tefejuz”të nisin vitin e ri shkollor në kushte më të mira dhe më të sigurta.
