Projekte në vlerë 257.900 euro për Merovën

Merova është tokë e punëtorëve, e besës shqiptare dhe e njerëzve të ndershëm, që çdo ditë angazhohen për përmirësimin e jetës së tyre dhe të gjithë fshatit. Por, për vite me rradhë, nga viti 1996 deri më sot, këtë vend nuk e ka ndihmuar dora e shtetit, pra nuk ka përjetuar asnje investim infrastrukturor. Ndërsa sot po realizojmë projekte në vlerë 257.900 euro, të ndara nga Ministria e Mjedisit, për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, duke garantuar ujë të pastër dhe të shëndetshëm e të sigurt për banorët.
Pata mundësinë të takohem me banorët e Merovës dhe të bisedoj me ta, për këto projekte. Ata shprehën kënaqësinë dhe besimin e tyre, duke theksuar se investimet po ndryshojnë dukshëm jetën e përditshme.
Merova sot është dëshmi se kur fjala e dhënë përkthehet në vepra konkrete, besimi rritet dhe shpresa forcohet. Jam thellësisht mirënjohës për përkrahjen e banorëve dhe i siguroj se ky është vetëm fillimi. Për Merovën dhe për shqiptarët kudo, do të vazhdojmë të sjellim ndryshimin që ata meritojnë.
E mëparshme Shtabi është motori që ndez fitoren e VLEN…

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz