Në klubin e Sambos në Shkup, sporti ka nevojë për mbështetje të vërtetë, jo veç fjalë

Sporti ka nevojë për mbështetje të vërtetë, jo veç fjalë. Pikërisht për këtë, sot isha në klubin e Sambos në Shkup, ku nga afër pashë punën e përditshme të trajnerëve dhe sportistëve që, me shumë disiplinë dhe përkushtim, po ndërtojnë një brez të ri sportistësh të suksesshëm.
Në takim me Erdal Fakiç, kryetar i Federatës së Sambos dhe trajner i xhudos, biseduam për sfidat me të cilat përballen klubet sportive dhe për nevojën që institucionet të jenë më pranë tyre, me mbështetje institucionale, kushte më të mira pune dhe investime në të rinjtë që zgjedhin sportin si rrugë jetese.
E vleresoj lartë punën dhe përkushtimin e këtij ekipi, që përtej vështirësive po e mban gjallë pasionin për sportin dhe po krijon shembuj pozitivë për të rinjtë tanë.
Do të jem gjithmonë në krah të atyre që punojnë ndershëm dhe me rezultate, sepse sporti është një nga shtyllat që forcon shoqërinë.
E mëparshme “Është koha ta bëjmë arsimin shtyllën më të fortë të zhvillimit në Çair” – I.M

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz