Po nisim sanimin e deponisë së egër në Nikushtak, një nga më të rrezikshmet në vend

Po nisim sanimin e deponisë së egër në Nikushtak, një nga më të rrezikshmet në vend
Në fshatin Nikushtak, komuna Likovë, sot nis një aksion i rëndësishëm për mbylljen dhe sanimin e një prej deponive më problematike në vend. Ky lokacion është identifikuar në Planin Kombëtar për menaxhimin e mbeturinave si një nga zonat me rrezik të lartë për shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin jetësor. Për shkak të grumbullimit të pakontrolluar të mbeturinave, shpesh kanë shpërthyer zjarre dhe janë shkaktuar pasoja serioze që prekin jo vetëm banorët e Likovës, por edhe komunat fqinje, si Haraçina.
Për zgjidhjen e këtij problemi, Ministria ka siguruar rreth 5 milion denarë nga Buxheti i vitit 2025, si dhe pajisje mekanike të nevojshme për menaxhimin e sigurt të mbeturinave. Një elaborat gjeodetik tashmë është përgatitur, dhe me nisjen e punimeve ndërtimore, procesi i sanimit merr formë konkrete.
Ky projekt është një hap i madh drejt mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët e Likovës dhe gjithë rajonit, duke treguar përkushtimin tonë për zhvillim të qëndrueshëm dhe shëndet më të mirë për të gjithë.
E mëparshme Shkolla “Jashar Bej Shkupi” në Dyqanxhik dhe identifikimi i problemeve që pengonin zhvillimin normal të mësimit

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz