Në lagjen Gazi Babë po realizohet një ndër projektet më të rëndësishme për Çairin, rikonstruksioni i plotë i rrugës “Ahmet Hajdari”, projekt me vlerë rreth 2.7 milion denarë, i financuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Programit për Projekte Infrastrukturore për vitin 2025. Ky investim do të përmirësojë infrastrukturën lokale, do të rrisë sigurinë dhe do të lehtësojë qarkullimin për banorët e kësaj zone.
Ky është shembulli më i mirë se si funksionon bashkëpunimi mes institucioneve qendrore dhe lokale. Si kryetar i ardhshëm i Komunës së Çairit, unë do të vazhdoj me këtë model pune: projekte e punë, dhe investime të prekshme në çdo lagje të komunës.
Çairi do të ketë infrastrukturë moderne në çdo cep të tij, dhe për të gjithë banorët.
