Shkupi do të ketë Festivalin Kombëtar të Kulturës Shqiptare “Porta e Kulturës“, një ngjarje që do të mbledhë muzikën, teatrin, filmin, letërsinë dhe artin pamor në një manifestim të vetëm.
Kjo ishte tema e bisedës me mikun tim, tenorin shqiptar me famë botërore Rame Lahaj, teksa po pinim kafe në Çarshinë tonë të bukur.
