Vizitë në hapësirat e adaptuara të Shkollës së Mesme Shtetërore për Rehabilitim dhe Arsim “Shën Naum i Ohrit”

Sot zhvilluam një vizitë në hapësirat e adaptuara të Shkollës së Mesme Shtetërore për Rehabilitim dhe Arsim “Shën Naum i Ohrit”, ku përkohësisht do ta vijojnë mësimin nxënësit e Shkollës Fillore me Qendër Burimore “Idnina”.
Pas mbylljes së objektit të vjetër, i cili për shkak të gjendjes së rënduar përbënte rrezik për nxënësit dhe stafin, u bë e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të sigurt. Falë mbështetjes së Odës Ekonomike Maqedoni–Turqi (MATTO), me një donacion prej 100,000 euro, u bë e mundur adaptimi dhe rinovimi i këtyre hapësirave ku fëmijët po do ta vijojnë procesin mësimor në kushte të përshtatshme.
Ndërkohë, për objektin e ri të shkollës “Idnina” tashmë janë ndarë mjetet financiare dhe plani i ndërtimit është gati. Së shpejti do të nisë zbatimi i projektit për ndërtimin e objektit të ri në Çair, i cili do të plotësojë standardet bashkëkohore të arsimit dhe përkujdesjes ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta, duke garantuar kushte të sigurta, dinjitoze për mësim dhe zhvillim.

E mëparshme Festivali Kombëtar i Kulturës Shqiptare “Porta e Kulturës“

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz