Pensionistët e Komunës së Çairit, mbështetja e kësaj gjenerate është një nga prioritetet më të rëndësishme.

Mesditën e kalova me pensionistët e Komunës së Çairit, ku biseduam shtruar mbi sfidat dhe nevojat e tyre. Për mua, mbështetja e kësaj gjenerate është një nga prioritetet më të rëndësishme.
Në më pak se një vit, Qeveria ka realizuar rritje të pensioneve në total prej 7.000 denarësh. Ky është një hap i rëndësishëm që do të vazhdojë me masa të tjera për të siguruar më shumë siguri financiare.
Si komunë, do të krijojmë programe dhe aktivitete që u mundësojnë pensionistëve më shumë shoqërim, kulturë, sport dhe edukim. Gjithashtu, do të bashkëpunojmë me Qeverinë për programe që ofrojnë shërbime të mira shëndetësore, dhe përkujdesje ndaj atyre që janë në kushte më të vështira.
Jemi të vendosur që pensionistët e Çairit të kenë mbështetjen e duhur, si financiare, ashtu edhe ate sociale e shëndetësore, sepse kjo është mënyra më e mirë për të treguar respektin që e meritojnë, ata që e ndërtuan këtë vend!
Falemnderit që jeni me mua, dhe për përkrahjen tuaj të pakursyeshme!
E mëparshme Sonte në Shuto Orizare u hap zyrtarisht shtabi i VLEN

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz