Në Fushë Tophanë po ndërtohet xhamia më e madhe në Maqedoni, një monument i arkitekturës moderne dhe shpirtërore, që do të bëhet qendra e besimit për mijëra besimtarë.
Hapja e saj është planifikuar në shkurt 2026, para muajit të shenjtë të ramazanit, ku besimtarët do të kenë mundësinë të falin edhe namazin e Bajramit të Ramazanit në këtë xhami madhështore.
Xhamia do të ketë kapacitet për mbi 3000 besimtarë, me hapësirë prej 1500 m² brenda dhe 1500 m² jashtë. Përveç kësaj, objekti do të përfshijë edhe një amfiteatër, 24 zyra funksionale dhe parkim nëntokësor, duke ofruar kushte moderne dhe funksionale për besimtarët dhe vizitorët.
Kjo xhami madhështore do ta zbukurojë Çairin dhe Shkupin, duke mbetur një vlerë e përjetshme për brezat e ardhshëm.
Urime!
