3 milionë denarë për rikonstruksionin e rrugës “Banatska” në lagjen Tophanë të Komunës së Çairit

Sot pash nga afër punimet që po zhvillohen për rikonstruksionin e rrugës “Banatska” në lagjen Tophanë të Komunës së Çairit, pas së cilës fillon asfaltimi. Ky është një projekt me një buxhet prej rreth 3 milionë denarësh që financohet nga Thirrja e dytë e Qeverisë për mbështetje të komunave. Synon të sjellë ndryshime të prekshme e pozitive, në jetën e përditshme të qytetarëve.
Rruga do të asfaltrohet plotësisht me bazament të përforcuar, gjë që do të garantojë qëndrueshmëri afatgjatë dhe do të përmirësojë sistemin e kullimit për të shmangur dëmtimet nga shirat. Përveç kësaj, qarkullimi do të riorganizohet, duke rritur sigurinë dhe komoditetin për të gjithë përdoruesit.
Për qytetarët kjo do të thotë lëvizje më të lehtë dhe rrugë më të sigurta, me një infrastrukturë që zgjat. Ky rikonstruksion është pjesë e planit tonë të përmirësimit të infrastrukturës në të gjithë komunën, ku secili projekt synon një qëllim të qartë: të shërbejë qytetarit.
E mëparshme Prezantohet shtylla e parë e programit tonë fitues, një plan i hartuar nga profesionistët për modernizimin e plotë të infrastrukturës së Çairit

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz